Tremujori i parë, investimet kineze jashtë vendit shtohen 24.1 për qind

2018-04-17 09:44:40 CRI Komenti juaj Printoni

Të dhënat zyrtare tregojnë se investimet jofinanciare kineze jashtë vendit gjatë tremujorit të parë të vitit u rritën 24.1 për qind.

Zyrtari i Ministrisë së Tregtisë Han Yong shprehet:

"Në tremujorin e parë kishte 158 projekte të reja të nënshkruara jashtë vendit, me vlerë mbi 50 milionë dollarë amerikanë. Vlera e këtyre marrëveshjeve arriti në 37.4 miliardë dollarë, duke përbërë 83.9 për qind të kontratave të reja. Projektet e huaja kontribuan me 3.9 miliardë dollarë për eksportet."

Investimet në vendet e përfshira në nismën "Një brez, një rrugë" u rritën 22 për qind.

Qeveria kineze nuk ka një objektiv për rritjen e investimeve jashtë vendit këtë vit.

Këto investime ranë ndjeshëm vitin e kaluar, për shkak të presioneve për zhvlerësimin e juanit dhe forcimin e kontrollit nga autoritetet për rrjedhjen e kapitalit.

Prirja e rënies u ndërpre në fund të vitit të kaluar.

Mrekulli
Lajmet Kryesore