Nis Festivali i 25-të Studentor i Filmit i Pekinit

2018-04-16 17:10:12 CRI Komenti juaj Printoni

 

Në Pekin ka filluar Festivali i 25-të Studentor i Filmit.

Komiteti organizator përbëhet nga 60 studentë.

Tian Ye, drejtor i departamentit të publicitetit të festivalit të filmit, shprehet:

"Sivjet posteri dhe broshurat janë dizenjuar dhe shtypur nga ne. Posteri është kryesisht i kuq dhe përmban një pamje formash të gërshetuara, sepse të rinjtë tanë shpresojnë të punojnë si një grup, gjë që tregon solidaritet."

Një tjetër studente, e cila ka marrë pjesë në këtë festival për gjashtë vjet me radhë, thotë se ndihet e frymëzuar dhe e inkurajuar, sepse yjet kineze marrin pjesë vullnetarisht në festival.

Hu Zhifeng, zv.kryetari ekzekutiv i komitetit organizator i festivalit, njoftoi në ceremoninë e hapjes se janë paraqitur në konkurrim më shumë se 300 filma, nga të cilët janë përzgjedhur 34 filma kandidatë për çmimet e festivalit.

Mrekulli
Lajmet Kryesore