Mali i Zi: Zhvillohen zgjedhjet presidenciale

2018-04-16 10:34:15 CRI Komenti juaj Printoni

Të dielën u zhvilluan në Malin e Zi zgjedhjet e treta presidenciale, që prej shpalljes së pavarësisë nga ky vend në qershor 2006.

Votimi filloi në shtatë të mëngjesit sipas orës vendore. Shtatë kandidatë morën pjesë në këto zgjedhje, duke përfshirë ish-kryeministrin dhe kryetarin e Partisë Demokratike të Socialistëve Milo Gjukanoviç.

Partia Demokratike e Socialistëve ka shpallur të dielën fitoren e vet në zgjedhjet presidenciale. Sipas rezultateve paraprake, kandidati dhe kryetari i kësaj partie Milo Gjukanoviç ka fituar mbi 50 % të votave, duke premtuar se do të nxitë integrimin e Malit të Zi në BE.

Mrekulli
Lajmet Kryesore