FAO bën thirrje për zhdukjen e urisë në Azi-Paqësor

2018-04-16 10:33:10 CRI Komenti juaj Printoni

Organizata e Ushqimit dhe e Bujqësisë e OKB-së (FAO) u bëri thirrje ditët e fundit vendeve dhe rajoneve të Azi-Paqësorit të shtojnë përpjekjet për zhdukjen e urisë, duke punuar së bashku për të përballuar ndikimin e ndryshimeve të klimës mbi bujqësinë.

Javën e kaluar u organizua në Fiji Konferenca e 34-të Rajonale për Azi-Paqësorin e FAO-s, ku morën pjesë mbi 40 vende dhe rajone anëtare të kësaj organizate.

Sekretari i përgjithshëm i FAO-s José Graziano da Silva theksoi se në Azi-Paqësor, afro 500 milionë veta përballen me kërcënimin e urisë. Sipas tij, duhet të bëhen më shumë përpjekje për ta krijuar marrëdhënie më të forta partneriteti, me qëllim që të realizohen objektivat e Agjendës së Zhvillimit të Vazhdueshëm 2030, si zhdukja e urisë etj.

Gjatë konferencës u theksua marrja e masave për përballimin e pasojave të ndryshimit të klimës ndaj bujqësisë. (Xu Guang/Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore