Kinë, zhvillohen aktivitete gjatë ditës kombëtare të sigurisë

2018-04-16 10:30:27 CRI Komenti juaj Printoni

15 prilli shënon ditën e tretë të Kinës për edukimin e sigurisë kombëtare. Me këtë rast, në krahina të ndryshme të vendit, janë zhvilluar veprimtari të shumëllojshme me synim për ndërgjegjësuar shoqërinë dhe konsolidimin e të gjitha forcave për ruajtjen e sigurisë kombëtare.

Për sigurinë bërthamore, më 15 prill, qendra e kontrollit dhe mbikëqyrjes të energjisë dhe rrezatimeve bërthamore në Jiangsu të Kinës Lindore, i prezantoi publikut tema si energjia bërthamore, telekomunikacioni, shfrytëzimi i energjisë bërthamore, etj.

Lei Zhenzhong punon me Shoqatën e Mbrojtjes nga Rrezatimeve Bërthamore, të provincës Jiangsu:

"Siguria bërthamore është një pjesë e rëndësishme e sigurisë kombëtare. Prezantojmë tema të tilla si energji bërthamore, transmetimi i energjisë dhe telekomunikacioni, me synim që t'i njohim nxënësit dhe publikun me energjinë bërthamore dhe teknologjinë. Mbi këtë bazë, mund të eliminohen shqetësimet e publikut. Ideja është që publiku të ketë njohuritë përkatëse dhe të forcohet ndërgjegjësimi mbi sigurinë bërthamore."

Në provincën Jiangsu, u zhvillua edhe ekspozita e edukimit tematik për sigurinë kombëtare, ku janë prezantuar mënyrat e reja të sulmeve në internet, ndërtimin e një "firewall" (sistemi teknologjik për mbrojtje në internet) për sigurinë kombëtare.

Krahas kësaj, dhe siguria biologjike është një pjesë e rëndësishme e sigurisë kombëtare. Zonja Huang Baoying është studiuese pranë Institutit të Kontrollit dhe të Parandalimit të Epidemive të Kinës.

"Për të parandaluar më mirë epidemitë urgjente dhe ato të reja, kemi formuar një sistem teknik për analizimin e virusit, si edhe një sistem për ekzaminimin e viruseve të panjohura. Tani, ne mund të analizojmë 156 viruse të njohura në mbarë botën, çka mund të përballojë me shpejtësi epidemitë e shkaktuar nga sëmundjet ngjitëse," thotë Huang. (Jiang Lei/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore