Guvernatorja: Hong-Kongu i ka kushtet të bëhet qendër e risive teknologjike

2018-04-16 10:29:38 CRI Komenti juaj Printoni

Guvernatorja e Hong-Kongut Carrie Lam ishte e pranishme të dielën në ceremoninë e dhënies së çmimeve të Konkursit të 20-të të Risive Teknologjike për Adoleshentët. Në fjalën e saj në ceremoni ajo tha se Hong-Kongu i ka kushtet që të bëhet qendër e risive teknologjike në Azi-Paqësor.

Carrie Lam theksoi se risitë teknologjike nuk janë vetëm një industri, por ato mund të krijojnë industri të reja dhe të sjellin edhe pasuri, mund të nxitin reformën strukturore të ekonomisë dhe të krijojnë vende pune cilësore për të rinjtë.

Në shkurtin e sivjetshëm, sekretari i Financave i Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut njoftoi nisjen e një investimi mbi 50 miliardë dollarë hongkongas për të përshpejtuar krijimin e kompanive të reja në sektorë të ndryshëm, si edhe shpalljen e masave të reja për kultivimin e talenteve në një periudhë afatshkurtër.

Mrekulli
Lajmet Kryesore