Putini kërkon ndalimin e veprimeve që bien ndesh me Kartën e OKB-së

2018-04-16 10:24:50 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti rus Vladimir Putin tha se veprimet e mëtejshme që shkelin Kartën e OKB-së, siç ishin sulmet e fundit të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara në Siri, do të sillnin kaos në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Duke folur me homologun e tij iranian Hassan Ruhani në telefon të dielën, të dy udhëheqësit dënuan sulmet ajrore të së shtunës në Siri nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj.

Ata gjithashtu thanë se sulmet ajrore do të pengonin procesin për një zgjidhjeje politike të krizës në vendin e shkatërruar nga lufta. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore