Kinë, rregullat e reja ushtarake theksojnë Mendimin e Xi Jinping-ut

2018-04-16 10:23:29 CRI Komenti juaj Printoni

Në Kinë janë shpallur një sërë rregulloresh të rishikuara mbi rregullat themelore që drejtojnë Ushtrinë Çlirimtare Popullore, të cilat theksojnë Mendimin e Xi Jinping-ut për forcimin e ushtrisë.

Rregulloret përfshijnë rregullat për disiplinën ushtarake, stërvitjen, standardet e peshës së ushtarëve, përdorimin prej tyre të telefonave celularë dhe internetit, si dhe përdorimin e zjarrit të armëve për të nderuar dëshmorët.

Xi Jinping, kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, ka firmosur urdhrat për publikimin e tre rregulloreve për rendin e brendshëm të ushtrisë, kodin e sjelljes dhe formacionet ushtarake.

Mrekulli
Lajmet Kryesore