Kim Jong Un thekson forcimin e miqësisë Kore e Veriut-Kinë

2018-04-16 09:58:48 CRI Komenti juaj Printoni

Udhëheqësi i lartë i Koresë së Veriut Kim Jong Un është zotuar për thellimin e mëtejshëm të miqësisë së vendit të tij me Kinën, gjatë një takimi me një zyrtar të lartë kinez në Phenian të dielën.

Kim u takua me Song Tao-n, kreun e Departamentit Ndërkombëtar të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës.

Song drejton trupën artistike kineze që do të marrë pjesë në Festivalin Artistik Ndërkombëtar të Miqësisë "Pranvera e Prillit" në Phenian.

Kim u shpreh se pak kohë më parë, ai bëri një vizitë historike në Kinë, gjatë së cilës zhvilloi bisedime dhe shkëmbime të rëndësishme me presidentin kinez Xi Jinping.

Song Tao tha nga ana e tij se të dy udhëheqësit mbajtën një takim historik në Pekin dhe arritën konsensus të rëndësishëm, i cili hapi një kapitull të ri në marrëdhëniet dypalëshe.

Mrekulli
Lajmet Kryesore