Pence: ShBA-ja, e gatshme për goditje tjetër ndaj Sirisë

2018-04-16 09:49:39 CRI Komenti juaj Printoni

Zv.presidenti i ShBA-së Michael Pence bëri të ditur të shtunën që qeveria amerikane është e përgatitur për një goditje tjetër ushtarake ndaj Sirisë dhe për të përballuar veprimet e mundshme hakmarrëse nga Siria dhe aleatët e saj.

Michael Pence, që gjendej në Lima të Perusë për Samitin e 8-të të Amerikave, u shpreh se goditja ushtarake e përbashkët nga ShBA-ja, Britania dhe Franca, arriti "sukses të madh", duke goditur kapacitetet e Sirisë për të zhvilluar sulme me armë kimike.

Duke iu përgjigjur pyetjes se përse ShBA-ja kreu një operacion ushtarak pa pritur nisjen e hetimit mbi përdorimin e dyshuar të armëve kimike nga qeveria siriane, numri dy i Shtëpisë së Bardhë tha që "ShBA-ja ka bindjen që qeveria siriane e ka bërë sulmin me armë kimike", duke shtuar që, në rast të përdorimit të ardhshëm të armëve kimike, qeveria e Bashar al-Assadit do të paguajë "me kosto shumë të lartë". (Wang Xianya)

Mrekulli
Lajmet Kryesore