2018-04-16 09:48:52 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Në Pekin ka filluar Festivali i 25-të Studentor i Filmit.
Komiteti organizator përbëhet nga 60 studentë.
Tian Ye, drejtor i departamentit të publicitetit të festivalit të filmit, shprehet:
"Sivjet posteri dhe broshurat janë dizenjuar dhe shtypur nga ne. Posteri është kryesisht i kuq dhe përmban një pamje formash të gërshetuara, sepse të rinjtë tanë shpresojnë të punojnë si një grup, gjë që tregon solidaritet."
Një tjetër studente, e cila ka marrë pjesë në këtë festival për gjashtë vjet me radhë, thotë se ndihet e frymëzuar dhe e inkurajuar, sepse yjet kineze marrin pjesë vullnetarisht në festival.
Hu Zhifeng, zv.kryetari ekzekutiv i komitetit organizator i festivalit, njoftoi në ceremoninë e hapjes se janë paraqitur në konkurrim më shumë se 300 filma, nga të cilët janë përzgjedhur 34 filma kandidatë për çmimet e festivalit.