Xi takohet me Schwab, mbyllja e vendit mund të çojë drejt humnerës

2018-04-16 20:32:58 CRI Komenti juaj Printoni

Gjatë takimit të hënën në Pekin me presidentin e Forumit të Ekonomisë Botërore, Klaus Schuab, kryetari i shtetit i Kinës, Xi Jinping, tha se Kina, si vend i madh dhe i përgjegjshëm, është e gatshme të bashkëpunojë me bashkësinë ndërkombëtare gjatë procesit të hapjes dhe për fitime të përbashkëta, që të luajë rol aktiv dhe të japë kontribut të madh për perspektivën e ndritshme, të qëndrueshme dhe të bukur të botës.

Xi Jinping vuri në dukje se historia ka vërtetuar vazhdimisht se mbyllja e vendit mund të çojë vetëm drejt humnerës, ndërsa rruga e hapjes dhe bashkëpunimit do të jetë një rrugë gjithnjë e më e gjerë. Në këtë drejtim, fuqitë e mëdha kanë përgjegjësi të rëndësishme dhe të veçanta.

"Në takimin vjetor të Forumit Aziatik të Boaos, i cili përfundoi disa ditë më parë, unë shpalla një sërë masash të rëndësishme për zgjerimin dhe hapjen e mëtejshme të Kinës. Të gjitha këto masa do të konkretizohen, sepse këto janë zotimet tona solemne për popullin kinez dhe për popujt e mbarë botës," tha presidenti i Kinës.

Xi Jinping u shpreh se bashkëpunimi i Kinës me Forumin e Ekonomisë Botërore është pothuajse në përputhje me procesin e reformës e hapjes të Kinës. Të dyja palët do të forcojnë më tej bashkëpunim dhe do të përpiqen bashkërisht të gjejnë një forcë të re nxitëse për rritjen e ekonomisë botërore si dhe një projekt të zbatueshëm për zgjidhjen e sfidave globale.

Nga ana e tij, Klaus Schuab tha: "Në një kohë kur globalizimi ekonomik dhe sistemi i tregtisë shumëpalëshe ndodhen përpara sfidave, propozimet tuaja për ndërtimin e komunitetit të fateve të përbashkëta për njerëzimin dhe për krijimin e një ekonomie të hapur botërore tregojnë jo vetëm drejtimin e hapave por kanë futur gjithashtu forca të mëdha për nxitjen e bashkëpunimit midis vendeve të ndryshme të botës. Forumi i Ekonomisë Botërore përkrah nismën 'Një brez, një rrugë' dhe do të rrisë bashkëpunimin me Kinën në nxitjen e mëtejshme të novacionit, në forcimin e sistemimit të qeverisjes globale dhe për zgjidhjen e problemeve në botë. " (Wang Lei/Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore