Ambasadori kinez i kërkon ShBA-së të marrë vendime të drejta për marrëdhëniet në "udhëkryq"

2018-04-16 20:14:09 CRI Komenti juaj Printoni
Ambasadori i Kinës me mision në Shtetet e Bashkuara, Cui Tiankai, i bën thirrje Uashingtonit që të "bëjë zgjedhjen e duhur në udhëkryqin e historisë" për marrëdhëniet më të rëndësishme bilaterale në botë. Cui i tha këto të dielën, në fjalimin e mbajtur në Samitin Kinë-ShBA "Penn Wharton" 2018.

Të dy vendet ndodhen në një mosmarrëveshje tregtare që nga janari i këtij viti, kur ShBA-ja vendosi tarifa të panevojshme për disa mallra kineze për eksport, gjë që ngjalli frikën se dy ekonomitë më të mëdha në botë do të futen në një luftë tregtare.

Cui vuri në dukje se Kina dhe ShBA-ja ndodhen në një moment të rëndësishëm dhe duhet bërë patjetër një zgjedhje, pasi të dyja vendet ndodhen në prag të 40-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis tyre.

"Zgjedhjet e bëra nga Kina dhe Shtetet e Bashkuara, nuk do të vendosin vetëm drejtimin e lidhjeve dypalëshe për dekadat që do të vijnë, por do të përcaktojnë edhe se si marrëdhëniet e tyre do të ndikojnë në të ardhmen e dy vendeve në veçanti dhe botës në tërësi", tha ambasadori.

"Zgjedhja që ka bërë Kina është e qartë dhe e vendosur," tha ai, "Ne shpresojmë që Kina dhe ShBA-ja të mund të ndërtojnë një marrëdhënie të fortë, të shëndetshme dhe të qëndrueshme, një lloj të ri marrëdhënieje të fuqishme që nuk paraqet konflikte apo përplasje por synon një bashkëpunim frytdhënës për të dyja palët", u shpreh Cui. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore