Kina, bashkëpunim me ndërkombëtarët në mbrojtje të sistemit tregtar shumëpalësh

2018-04-16 19:59:17 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Hua Chunying, tha të hënën në Pekin se politikat amerikane të unilateralizimit dhe të proteksionizmit dëmtojnë jo vetëm interesat e palës kineze, por edhe sistemin e tregtisë shumëpalëshe si dhe interesat e vendeve të tjera të botës.

Ditët e fundit, ministri i Jashtëm i Australisë tha se pala australiane është pro hapjes së ekonomisë dhe liberalizimit të tregtisë dhe shprehu shqetësimin e tij për vendosjen e tarifave doganore nga ShBA-ja ndaj disa partnerëve tregtar.

Duke iu përgjigjur pyetjeve në një konferencë shtypi të mbajtur të hënën, Hua Chunying vuri në dukje se ky qëndrim i palës australiane pasqyron mendimin universal të bashkësisë ndërkombëtare. "Kina është e gatshme që së bashku me ndërkombëtarët, të përqiqen t'i rezistojnë njëanëshmërisë dhe proteksionizmit, të mbrojnë sistemin e tregtisë shumëpalëshe dhe të krijojnë një ekonomi të hapur botërore." (Wang Lei/Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore