Shangai, qyteti më i preferuar i të huajve

2018-04-16 18:52:24 CRI Komenti juaj Printoni

Shangai është zgjedhur edhe një herë tjetër si qyteti më tërheqës për të huajt që jetojnë në pjesën kontinentale të Kinës.

2018-a është viti i gjashtë i njëpasnjëshëm që Shangai ka dominuar renditjet, të cilat janë përpiluar nga Administrata e Ekspertëve të Huaj e Kinës.

Është votuar plotësisht nga të huajt duke u bazuar në mendimet e tyre lidhur me çështje të ndryshme, që nga politikat miqësore ndaj emigrantëve e deri në administratën qeveritare vendase.

Anketa e këtij viti përfshiu rreth 30 mijë profesionistë të huaj në mbarë Kinën.

Renditja e këtij viti e vendosi Pekinin në vendin e dytë, ndërsa Hefei-n, kryeqendrën e provincës Anhui, në vendin e tretë. (Haris)

Mrekulli