ShBA-ja: Kina nuk është manipuluese e monedhës

2018-04-15 10:07:20 CRI Komenti juaj Printoni

Departamenti i Thesarit i ShBA-së ka shpallur një vendim të ri, sipas të cilit asnjëri prej partnerëve kryesorë tregtarë të ShBA-së, duke përfshirë Kinën, nuk e manipulon monedhën e vet.

Në raportin e vet gjysmëvjetor për Kongresin, Departamenti i Thesarit thotë se vlerësimi i monedhës kineze ka ndihmuar në uljen e suficitit tregtar të Kinës me Shtetet e Bashkuara.

Raporti vlerëson gjithashtu se Kina u është përmbajtur angazhimeve ndaj G20-s, duke mos e zhvlerësuar artificialisht monedhën e saj renminbi.

Në listën e vet të fundit të monitorimit Departamenti amerikan i Thesarit ka shqyrtuar Kinën, Japoninë, Korenë e Jugut, Gjermaninë, Zvicrën dhe Indinë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore