Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk miraton rezolutën për dënimin e sulmit mbi Sirinë

2018-04-15 09:20:22 CRI Komenti juaj Printoni

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara nuk arriti të miratojë dot të shtunën një rezolutë që kërkonte ndërprerjen e menjëhershme të operacioneve ushtarake të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara në Siri.

Projektrezoluta e paraqitur nga Rusia, që kërkonte gjithashtu dënimin zyrtar të goditjeve ushtarake nga ShBA-ja, Franca dhe Britania, mori vetëm tre vota pro nga 15 të tilla.

Presidenti rus Vladimir Putin i ka përshkruar sulmet ajrore mbi objektet e ndryshme të qeverisë siriane të shtunën si "një akt agresioni", duke thënë se ato do të përkeqësonin gjendjen humanitare në Siri.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres u ka bërë thirrje të gjitha palëve të përfshira të respektojnë Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe të drejtën ndërkombëtare.

Sulmet e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara në Siri nisën në kohën kur presidenti amerikan Donald Trump njoftoi vendimin e administratës së tij për të ndëshkuar qeverinë siriane për përdorimin e dyshuar të armëve kimike në fillim të këtij muaji.

Mrekulli
Lajmet Kryesore