ShBA-ja nis goditjen ndaj Sirisë bashkë me aleatët

2018-04-14 11:59:19 CRI Komenti juaj Printoni

Në mbrëmjen e 13 prillit, sipas kohës vendore, presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trumpi shpalli që ShBA-ja ka filluar goditjen me saktësi ndaj instalimeve ushtarake në Siri, bashkë me Britaninë dhe Francën.

Sipas korrespondentit të Agjencisë së Lajmeve Hsinhua në Siri, në orët e para të mëngjesit të 14 prillit në Damask, kryeqytetin e Sirisë, u dëgjuan zhurma të mëdha shpërthimesh nga qielli. Televizoni shtetëror sirian tha që ShBA-ja, Britania dhe Franca, "nisën luftën" ndaj Sirisë. (Wang Xianya)

Mrekulli
Lajmet Kryesore