Kinë-Shqipëri, bankat qendrore zgjatin marrëveshjen "SWAP"

2018-04-14 10:51:55 CRI Komenti juaj Printoni

Banka Popullore e Kinës, banka qendrore kineze, njoftoi të premten vendimin për zgjatjen e marrëveshjen "SWAP" me Bankën e Shqipërisë.

Sipas marrëveshjes, dy vendet mund të shkëmbejnë 2 miliardë juanë (afro 318 milionë dollarë amerikane) me 34.2 milardë lekë.

Ky vendim synon të japë mbështetje për tregtinë dhe investimet dypalëshe, duke nxitur zhvillimin e ekonomisë së të dy vendeve.

Marrëveshja do të jetë e vlefshme për tre vjet dhe mund të përtërihet me miratimin e të dy palëve.

Nëpërmjet marrëveshjes "SWAP", njëra bankë qendrore mund të përdorë monedhën kombëtare të palës tjetër, për të lehtësuar tregtinë dypalëshe dhe për të ofruar mbështetje me likuiditet në tregun financiar. (Wang Xianya)

Mrekulli
Lajmet Kryesore