Fituesit i "Nobelit": Proteksionizmi i ShBA-së minon sistemin tregtar ndërkombëtar

2018-04-13 19:04:57 CRI Komenti juaj Printoni

Një ekonomist amerikan, fitues i çmimit "Nobel", theksoi të enjten në Nju-Jork se masat proteksioniste të ShBA-së kundër Kinës do të dëmtojnë vetë ekonominë amerikane dhe sistemin tregtar ndërkombëtar të bazuar te rregullat.

Joseph Stiglitz e shprehu mendimin e tij gjatë Samitit Ekzekutiv 2018 të organizuar nga Instituti i Kinës, ku merrnin pjesë kryezyrtarë ekzekutivë, drejtues të qeverive dhe ekspertë amerikanë dhe kinezë.

Stiglitz tha se administrata Trump ka nisur një luftë të mundshme tregtare kundër Kinës pjesërisht për qëllimet e veta politike:

"Fiksimi i tij me deficitin tregtar dypalësh është me të vërtetë primitiv. Ai duket se thotë se kur kemi një deficit tregtar me një vend, ai vend po luan në mënyrë të pandershme. Jam i bindur se Trump dëshiron një luftë të vogël për qëllimet e tij politike. Ka pasur një krah në Partinë Republikane, jo e gjithë partia, por një krah i saj, që ka qenë dyshues prej njëfarë kohe për angazhimin ndërkombëtar dhe Trump-i e ka shfrytëzuar këtë. "

Stiglitz paralajmëroi gjithashtu se qetësimi i një pakice të vogël do të ishte me kosto për shumicën, duke thënë se "duke ndihmuar Wall Street-in nuk ndihmon Brezin e Ndryshkur", emërtim ky që u referohet zonave industriale në ShBA që kanë njohur rënie vitet e fundit.

Ekonomisit i njohur vuri në dukje se mosmarrëveshjet tregtare duhet të zgjidhen brenda një kuadri shumëpalësh, si Organizata Botërore e Tregtisë dhe në përputhje me sundimin ndërkombëtar të ligjit, dhe jo me negociata dypalëshe.

"OBT-ja siguron një kornizë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, nëse Shtetet e Bashkuara mendojnë se po shkelin rregullat e OBT-së, ju paraqisni një rast. ka apo nuk ka ndonjë shkelje? Kina në të vërtetë po fillon të ngrejë padi kundër Shteteve të Bashkuara. Ajo që Shtetet e Bashkuara po bëjnë në çelik dhe në alumin është ndoshta një shkelje e ligjeve të OBT-së. "

Stiglitz-i gjithashtu kërkoi nga Shtetet e Bashkuara të mos ia imponojnë kuadrin e vet ligjor Kinës, por të përpiqet të zgjerojë fushat e bashkëpunimit me të.

Tema e Samitit Ekzekutiv të Institutit të Kinës sivjet ishte "Biznesi ShBA-Kinë në rendin e ri botëror".

Mrekulli
Lajmet Kryesore