Ambasadorja Jiang Yu takohet me zv./ministren e Jashtme të Shqipërisë, Artemis Dralo

2018-04-13 16:02:42 CRI Komenti juaj Printoni

Ambasadorja e Kinës Jiang Yu u takua të enjten me zv./ministren e re të Jashtme të Shqipërisë, Artemis Dralo që përgjigjet për çështjet shumëpalëshe ndërkombëtare.

Gjatë takimit, ambasadorja Jiang u shpreh se miqësia tradicionale midis Kinës dhe Shqipërisë ka një histori të gjatë.

"Për një kohë të gjatë, të dyja palët kanë ruajtur kontaktet dhe bashkëpunimin e mirë në çështjet shumëpalëshe ndërkombëtare. Pala kineze dëshiron të forcojë vazhdimisht koordinimin dhe bashkëpunimin me palën shqiptare në çështjet ndërkombëtare, duke mbrojtur së bashku parimet bazë të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe për të nxitur zhvillimin paqësor të botës," tha Jiang.

Kina, shtoi ambasadorja, mendon se të gjitha vendet, të mëdha apo të vogla, janë anëtarë të barabartë të bashkësisë ndërkombëtare. "Kina është e gatshme që së bashku me vendet e ndryshme, duke përfshirë edhe Shqipërinë, të përsosë sistemin global të qeverisjes dhe të bëjë përpjekjet të palodhshme për ndërtimin e një bashkësie fatesh të përbashkët të njerëzimit," theksoi në takim diplomatja e Kinës.

Zv./ministrja Artemis Dralo u shpreh se aktualisht, statusi ndërkombëtar i Kinës është ngritur vazhdimisht dhe ndikimi i Kinës në çështjet ndërkombëtare është forcuar nga dita në ditë.

"Pala shqiptare i kushton rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve me Kinën dhe vlerëson rolin pozitiv të luajtur në çështjet ndërkombëtare dhe rajonale," tha Dralo.

Shqipëria, tha zv./ministrja, dëshiron që së bashku me Kinën të forcojë më tej koordinimin dhe bashkëpunimin për çështjet shumëpalëshe ndërkombëtare.

Të dyja palët shkëmbyen mendime edhe për çështjet e tjera me interesit të përbashkët. (Du/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore