Presidenti i Filipineve kërkon falje për incidentin e 2010-s të pengjeve të vrarë në Manila

2018-04-13 11:09:09 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, tha se ai kërkoi zyrtarisht falje për incidentin 2010-s në Manila kur u morën peng e u vranë 8 turistë nga Hong Kongu.

Duke folur para një turme të madhe punonjësish filipinas në Hong Kong, Duterte i kërkoi ndjesë publike qeverisë dhe popullit kinez.

"Nga thellësia e zemrës, si presidenti i Republikës së Filipineve dhe në emër të popullit filipinas, më lejoni që t'ju kërkoj zyrtarisht falje. Më vjen keq që ndodhi ky incident. Unë dëshiroj të garantoj se një incident i tillë nuk do të përsëritet kurrë më.", u shpreh ai.

Duterte tha se Manila ka ende për të kërkuar një "ndjesë zyrtare" mbi incidentin në fjalë.

Një autobus me 21 turistë nga Hong Kongu u mor peng në Manila në gusht të vitit 2010.

Pas 11 orësh terror të pengjeve, ngjarja e rëndë përfundoi me vrasjen e 8 turistëve në një aksion shpëtimi nga ana e policisë.

Duterte arriti në Hong Kong të martën për një vizitë jozyrtare pas pjesëmarrjes në Forumin e Boao-s për Azinë që u mbajt në Hainan. (Xu Guang/Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore