Kina do të nxitë kujdesin shëndetësor nëpërmjet internetit

2018-04-13 11:00:08 CRI Komenti juaj Printoni

Kina do të inkurajojë institucionet mjekësore për të kryer shërbime mjekësore në internet si një pjesë e nxitjes së mëtejshme të nismës "Internet + Shëndetsi".

Institucionet mjekësore do të lejohen të ofrojnë shërbime diagnostikuese në internet për disa sëmundje të zakonshme dhe kronike pas vizitave të pacientëve tek mjekët e tyre.

Ky njoftim u bë pas një mbledhjeje të Këshillit të Shtetit të kryesuar nga Kryeministri Li Keqiang të enjten.

Li Keqiang tha se "Internet + Shëndetsi" mund të ndihmojë në zbutjen e problemeve të shërbimeve të paarritshme dhe të shtrenjta në fushën e shëndetit publik që kanë qenë një shqetësim i madh për publikun e gjerë.

Po në atë mbledhje u njoftua se Kina do të përjashtojë tarifat e importit për të gjitha barnat e që luftojnë kancerin dhe do të inkurajojë importin e barnave më novative.

Barnat e reja të importuara, sidomos medikamentet emergjente për mjekimin e kancerit, do të përfshihen në listën e rimbursimit të sigurimeve mjekësore. (Çang Çuo/Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore