Pekini: Nuk kemi refuzuar vizat e zyrtarëve australianë

2018-04-13 10:51:33 CRI Komenti juaj Printoni

Ministria e Jashtme e Kinës ka mohuar pretendimet e mediave se disa zyrtarëve australianë u janë refuzuar vizat për të marrë pjesë në Forumin e Boaos për Azinë.

"Me sa di unë, personalitetet australiane morën pjesë në veprimtaritë përkatëse të Forumit të Boaos për Azinë," tha zëdhënësi.

Ndërsa në lidhje me ligjin australian kundër ndërhyrjes së huaj, zëdhënësi tha se çdo adresim që i bëhet Kinës ëshët i pabazë.

"Pala kineze është e vendosur të zhvillojë marrëdhënie miqësore me vende të ndryshme të botës në bazë të parimit të bashkekzistencës paqësore, respektit reciprok, mosndërhyrjes në punët e brendshme të njeri-tjetrit etj. Çdo akuzë që i bëhet Kinës për të ashtuquajturën "ndërhyrje" ose "depërtim" në vende të tjera, është e pabazë dhe gjithashtu ka qëllime të tjera. Shpresoj se palët përkatëse do të respektojnë faktet objektive dhe do ta shikojnë në mënyrë të drejtë zhvillimin e Kinës," theksoi zëdhënësi. (Du/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore