Arabia Saudite intercepton tjetër raketë të lëshuar nga rebelët jemenas

2018-04-13 10:33:30 CRI Komenti juaj Printoni

Forcat saudite të mbrojtjes ajrore raportuan interceptimin e një tjetër rakete balistike në një zonë kufitare, të lëshuar nga militantët Houthi të Jemenit.

Komanda e Forcave të Bashkuara e koalicionit të drejtuar nga Arabia Saudite paralajmëroi militantët Houthi të përkrahur nga Irani, që të mos shënjestrojnë civilët, ndërsa u zotua të kundërpërgjigjet ndaj sulmeve të tilla terroriste.

Intensiteti i sulmeve të tillë është shtuar që nga marsi, kur lufta e koalicionit kundër rebelëve Houthi të Jemenit kaloi vitin e tretë.

Koalicioni akuzon Iranin se mbështet militantët Houthi duke i furnizuar me armë si dhe ofron përkrahje të tjera. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore