Presidenti Xi merr pjesë në stërvitjen e flotës detare në Detin e Kinës Jugore

2018-04-13 10:16:59 CRI Komenti juaj Printoni

 

Presidenti Xi Jinping ka marrë pjesë në stërvitjet e flotës detare të marinës në Detin e Kinës Jugore. Ai theksoi aty se kurrë më parë nuk ka qenë kaq urgjente sa sot, ndërtimi i një flote të fortë.

Forcat Detare të Kinës zhvilluan stërvitjen më të madhe detare që nga themelimi i Republikës Popullore të Kinës në vitin 1949.

Presidenti Xi Jinping, njëherësh sekretar i përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, kërkoi përpjekje të mëtejshme për të ndërtimin e një flote detare të standardeve më të larta ndërkombëtare.

"Ndërtimi i një flote të fortë ka qenë brez pas brezi dëshira e gjatë e kombit kinez dhe gjithashtu një garanci e rëndësishme për realizimin e ëndrrës kineze të përtëritjes kombëtare. Nën udhëheqjen e PKK-së, Flota Detare e Ushtrisë Çlirimtare Popullore ka shënuar arritje të mëdha dhe ka ndjekur me trimëri ritmin e kohës, pas kalimit të shumë dallgëve e vështirësive. Partia dhe populli kinez janë krenarë për heroizmin dhe lavdinë e flotës detare të ushtrisë," u shpreh presidenti Xi.

Në këtë manovër mori pjesë një numër i lartë personel shërbimi, mbi 10 mijë veta, 48 anije dhe 76 aeroplanë.

Aeroplanmbajtësja "Liaoning" dhe nëndetëset, anijet dhe avionët luftarakë më të rinj, u vunë në veprim gjatë kësaj stërvitjeje.

Presidenti Xi u ngjit në bordin e shkatërruesit të raketave "Changsha" të enjten në mëngjes. Manovra u drejtua nga zv./kryetari i Komisionit Qendror Ushtarak, Xu Qiliang.

Gjatë fjalimit të mbajtur pas përfundimit të manovrës, presidenti Xi Jinping u zotua se qeveria do të bëjë gjithçka për të përshpejtuar modernizimin e marinës.

"Oficerë të marinës dhe marinarë, ju bëj thirrje që të zbatoni në mënyrë gjithëpërfshirëse standardin e kapacitetit luftarak, ta forconi në masë stërvitjen luftarake dhe të qëndroni në gatishmëri të lartë. Duhet të ndiqni urdhrat e partisë dhe t'i përgjigjeni thirrjes së popullit në çdo moment, për të mbrojtur në mënyrë të vendosur interesat kombëtare dhe për të bërë më të mirën në detyrën tuaj, për të dhënë kontribut më të madh për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në botë dhe në rajon, si dhe të shënoni arritje të vazhdueshme e të shkëlqyera në epokën e re," u shpreh ai.

Liu Zhe, kapiteni i aeroplanmbajtëses "Liaoning", njftoi se transportuesi do të largohet për të kryer manovra të tjera luftarake. (Haris)

Mrekulli