Shtëpia e Bardhë konsideron kthimin në Traktatin e Trans-Paqësorit

2018-04-13 09:55:41 CRI Komenti juaj Printoni

Shtëpia e Bardhë po merr në konsideratë kthimin në Traktatin e Partneritetit të Trans-Paqësorit (TPP), nga i cili presidenti Donald Trump njoftoi tërheqjen e ShBA-së vitin e kaluar.

Senatori republikan Ben Sasse u shpreh se Trump-i ka udhëzuar Përfaqësuesin Tregtar Robert Lighthizer dhe drejtorin e Këshillit Ekonomik Kombëtar Larry Kudlow që të studiojnë mundësinë e kthimit në këtë marrëveshje tregtare nëse kushtet janë të favorshme.

"Me siguri do të jetë një lajm i mirë për tërë vendin. Dhe kështu duke punuar me këta dy zotërinj, ata do të jenë në kontakt me anëtarët e komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve dhe të Senatit," tha Ben Sasse.

Vetë Shtëpia e Bardhë nuk ka bërë ende asnjë njoftim për këtë çështje.

Trump-i e nxori ShBA-në nga Traktati i Partneritetit të Trans-Paqësorit (TPP) vitin e kaluar, duke mbajtur një premtim elektoral.

Më herët këtë vit, 11 vendet e mbetura në traktat, si Japonia, Kanadaja etj., njoftuan arritjen e një marrëveshje alternative pa ShBA-në. (Fani/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore