Greqia dhe Turqia angazhohen për riforcimin e dialogut

2018-04-13 09:35:47 CRI Komenti juaj Printoni

Greqia dhe Turqia u angazhuan të enjten në mbrëmje për të riforcuar dialogun mes tyre pas vdekjes së një piloti grek, avioni i të cilit u rrëzua ndërkohë që po kthehej nga një mision për interceptimin e avionëve luftarakë turq, njoftoi kryeministri grek, Aleksis Cipras.

Cipras theksoi në një komunikatë se kishte marrë një telefonatë nga homologu turk, Binali Yildirim, i cili i shprehte ngushëllimet e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Është shumë e zakonshme që aviacioni grek intercepton avionë luftarakë turq në hapësirën ajrore greke, por kjo ndodh përgjithësisht pa incidente. (ATSh/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore