KE: "Facebook-u" duhet të bashkëpunojë me hetuesit europianë

2018-04-13 09:33:40 CRI Komenti juaj Printoni
Komisioni Europian i kërkoi të enjten rrjetit social "Facebook" të bashkëpunonte plotësisht me hetuesit europianë për skandalin e "Cambridge Analytica", në lidhje me shfrytëzimin e paautorizuar të të dhënave personale të dhjetëra milionë përdoruesve të rrjetit social.

 

"Ajo që më shqetëson veçanërisht, është informacioni i qytetarëve europianë të prekur nga skandali," theksoi komisionerja për Drejtësinë, Vera Jourova, në një bisedë telefonike konstruktive dhe të hapur me numrin dy të rrjetit social amerikan, Sheryl Sandberg.

"Më është thënë se "Facebook-u" ka filluar të informojë njerëzit këtë javë", shtoi Jurova. Njoftohet se të dhënat e 2.7 milionë europianëve mund t'i jenë transmetuar "Cambridge Analytica-t" dhe të jenë përdorur për qëllime politike.

"I kam kërkuar "Facebook-ut" të bashkëpunojë plotësisht me hetuesit europianë, gjithashtu në nivelin më të lartë të kompanisë", theksoi komisionerja. Ndërkohë, Mark Zuckerberg-u ka pranuar ftesën për t'u paraqitur para Parlamentit Europian. (ATSh/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore