Australi, kryeministri thotë se projektligji për ndërhyrjen e jashtme tensionon lidhjet me Kinën

2018-04-12 20:31:48 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri i Australisë, Malcolm Turnbull, ka pranuar se legjislacioni australian i cili synon parandalimin e ndërhyrjeve të huaja në politikën e vendit, përkeqëson lidhjet me Kinën.

Marrëdhëniet mes Australisë dhe partnerit më të madh tregtar të saj, Kinës, janë tensionuar gjatë vitit të kaluar, pjesërisht për shkak të shqetësimit australian për rritjen e ndikimit kinez në vend, gjë që çoi në hartimin e legjislacionit që ndalon donacionet e huaja politike.

Turnbull-i shtoi se ai është i bindur se çdo keqkuptim do të ketë një zgjidhje.

Ndërkohë, qeveria kineze ka hedhur poshtë pohimin e një zyrtari australian lidhur me zërat për veprime të mundshme nga ana e palës kineze në Paqësor, më saktë shqetësimet për krijimin e ndonjë baze ushtarake kineze në Paqësor.

Ministria e Jashtme e Kinës hodhi poshtë gjithashtu pretendimet se Kina po krijon një bazë ushtarake në Vanuatu, duke vënë në dukje se Vanuatu tashmë ka bërë sqarimet përkatëse mbi këtë çështje.

Autoritetet kineze thonë se bashkëpunimi midis Kinës dhe ishujve të Paqësorit të Jugut ka promovuar në mënyrë efektive zhvillimin ekonomik dhe shoqëror në rajon. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore