Zuckerberg-u në seancë dëgjimore me Senatin amerikan

2018-04-12 20:30:22 CRI Komenti juaj Printoni

Drejtori Ekzekutiv i Facebook-ut, Mark Zuckerberg-u, vazhdoi t'u përgjigjej pyetjeve nga Senati amerikan në ditën e dytë të seancës dëgjimore pasi u zbulua se kompania britanike "Cambridge Analytica" mund të ketë keqpërdorur të dhënat e miliona përdoruesve të këtij rrjeti në përpjekje për të ndikuar te ata në zgjedhjet amerikane.

Zuckerberg-u shprehu besimin e tij se mjetet e reja të inteligjencës artificiale do të ndihmojnë në sigurinë e mëtejshme të Facebook-ut.

Senatori Pete Olson e pyeti Zuckerberg-un mbi mbrojtjen e përdoruesve të Facebook-ut, duke theksuar se "gjysma e punonjësve të Facebook-ut punojnë për të garantuar sigurinë e përgoruesve dhe pavarësisht kësaj ka patur probleme me rrjedhjen e të dhënave personale të tyre.

Shefi i Facebook-ut, Zuckerberg-u, tha se vëllimi tejet i madh i materialeve të Facebook-ut e shkakton probleme të tilla dhe sado i lartë të ishte numri i të punësuarve, ai përsëri nuk do të mjaftonte për të shqyrtuar të gjithë përmbajtjen e faqes.

Ai theksoi se kompania duhet të "mbështetet dhe të ndërtojë mjete të sofistikuara të inteligjencës artificiale që do të na ndihmojnë të kontrollojmë disa përmbajtje të caktuara".

"E pra, senator, çështja me "Cambridge Analytica-n" dhe Aleksandr Kogan-in ka ndodhur kohë përpara se ne t'i bllokonim ato programe, por diçka që unë mendoj se është e rëndësishme për t'u kuptuar në tërësinë e saj, është fakti se vëllimi i madh i përmbajtjes dhe shpërndarjeve në Facebook e bën të pamundur kontrollin absolut të tij, nuk ka sasi njerëzish që ne mund të punësojmë të cilët do mund ta shqyrtonin përmbajtjen në të. Ne duhet të mbështetemi në inteligjencën artificiale dhe të ndërtojmë mjete të sofistikuara të cilat mund të na ndihmojnë të kontrollojmë disa përmbajtje të caktuara ", tha para Senatit amerikan Zuckerberg-u. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore