Pekini përshëndet vendet e tjera që do të "kapin trenin" e zhvillimit të shpejtë të Kinës

2018-04-12 20:07:17 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë së Kinës, Gao Feng, tha të enjten në Pekin se masat e shpallura kohët e fundit nga qeveria kineze janë vendime të mëdha strategjike bazuar në nivelin aktual të zhvillimit të vendit, për të udhëhequr një epokë të re të hapjes. Kjo është edhe vetë nevoja kryesore për zhvillimin e vendit.

Sipas të dhënave të publikuara po atë ditë nga Ministria e Tregtisë, në tremujorin e parë të këtij viti, Kina tërhoqi investime të huaja me vlerë mbi 220 miliardë juanësh.

Kohët e fundit, Kina njoftoi marrjen e një sërë masash të rëndësishme liberalizuese për hapjen e tregut dhe zgjerimin e mëtejshëm të importeve, etj, duke shkaktuar reagime pozitive të bashkësisë ndërkombëtare. Zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë Gao Feng tha të enjten se:

"Gjatë 40 vjetëve të reformës dhe të hapjes, Kina ka bërë arritje të mëdha. Ne jemi thellësisht të vetëdijshëm se qoftë edhe vetëm reforma dhe hapja mund ta zhvillojmë Kinën. Ne do të ndjekim ritmin tonë dhe do të këmbëngulin në rrugën tonë", u shpreh ai.

Përveç këtyre, Ministria e Tregtisë bëri të ditur gjithashtu përdorimin e investimeve të huaja në vend gjatë tremujorit të parë të vitit. Gao Feng tha se në këtë periudhë, numri i ndëmarrjeve të reja pësoi rritje ndërsa përdorimi i kapitalit të huaj u rrit në mënyrë të qëndrueshme.

"Nga janari në mars, u regjistruan 14,340 ndërmarrje me investime të huaja, një rritje prej 124.7% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kurse përdorimi i investimeve të huaja ishte i një vlere prej 227.54 miliardë juanë, me një rritje prej 0.5%.

Sipas burimeve, në tremujoin e parë investimet e huaja nga Singapori, Koreja e Jugut, Japonia, Britania dhe Franca patën rritje të dukshme, kurse investimet e huaja nga vendet e "Një brez, një rrugë" kaluan 70% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Mrekulli
Lajmet Kryesore