Analistët, kritika proteksionizmit tregtar të qeverisë amerikane

2018-04-12 11:08:07 CRI Komenti juaj Printoni
Analistë të shumtë theksojnë se masat ndëshkuese tregtare të qeverisë amerikane tregojnë janë mishërim "i pasigurisë".

Vetëm këmbëngulja në dialog do t'i zgjidhë konfliktet tregtare, ndërsa masat e autoriteteve amerikane do të minojnë sistemin e tregtisë shumëpalëshe.

Analistët theksojnë në të njëjtën kohë se kur proteksionizmi i ShBA-së dëmton partnerët tregtarë dhe vetë ShBA-ja do të ekspozohet ndaj kostove më të larta.

Drejtori i Institutit Global të Hulumtimit Canon të Japonisë, Kiyoyuki Seguchi, thotë se veprimet e qeverisë amerikane janë "një vendim i gabuar". Në periudhën afatshkurtër, proteksionizmi tregtar do të rrisë presionin ndaj konsumatorëve dhe do të shtojë kostot e ndërmarrjeve.

Në një periudhë afatmesme, thotë Seguchi, proteksionizmi tregtar do të dobësojë forcën konkurruese të ndërmarrjeve amerikane e bile do të sjellë dobësim ekonomik në të gjithë botë.

Seguchi shton se rreth 70 për qind e produkteve të Kinës që importohen nga ShBA-ja viejnë nga ndërmarrjet amerikane në Kinë. "Kur qeveria amerikane të rrisë taksat e importit, vetë ndërmarrjet amerikane do të pësojnë goditjen më të madhe dhe më të drejtpërdrejtë," thekson eksperti.

Në një artikull të botuar nga gazeta gjermane "Business Daily" theksohet se nga zbatimi i politikave proteksioniste, qeveria amerikane do të mësojë vetëm një njohuri bazë të tregtisë së jashtme, domethënë, kostot e larta të sjella nga taksat doganore do të paguhen në fund nga ndërmarrjet dhe konsumatorët amerikanë.

Kryetari i Unionit të Investimeve arabe Jamal Bayam tha se ShBA-ja ka një histori të gjatë proteksionizmi tregtar dhe Konferenca e Tregtisë dhe e Zhvillimit të OKB-së e ka akuzuar ShBA-në për ekzagjerimin e çështjeve të dumpingut dhe të shkeljes së pronësisë intelektuale. (Du)  

Mrekulli
Lajmet Kryesore