Rebelët Houthi të Jemenit sulmojnë me raketa Riadin

2018-04-12 10:31:49 CRI Komenti juaj Printoni

Rebelët Houthi shia të Jemenit thanë se kanë lëshuar një arsenal raketash balistike në drejtim të Ministrisë së Mbrojtjes të Arabisë Saudite në Riad dhe gjigantit të naftës Aramco, në rajonin kufitar.

Televizioni "Al Arabiya" raportoi se forcat saudite të mbrojtjes ajrore ndaluan dhe shkatërruan disa raketa balistike që po i drejtoheshin Riadit dhe dy provincave jugore.

Rebelët Houthi thanë si i gjuajtën raketat nëpërmjet një avioni pa pilot. Ndërkohë, rafineria Aramco, njoftoi në Twitter se ajo po operon "në mënyrë normale dhe të sigurtë."

Rebelët Houthi kanë intensifikuar sulmet kohët e fundit, në mbyllje të vitit të tretë të luftës së drejtuar nga Arabia Saudite kundër militantëve shia të Jemenit. (Xu Guang/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore