Algjeri, 257 të vdekur pas rrëzimit të një avioni ushtarak

2018-04-12 09:48:23 CRI Komenti juaj Printoni

Mbi 250 veta kanë humbur jetën nga rrëzimi i një avioni ushtarak, rreth 30 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit algjerian, Algjer.

Tragjedia ndodhi pasi avioni u ngrit nga një aeroport ushtarak në mëngjesin e së mërkurës. Dëshmitarët panë zjarr në krahun e avionit në çastet kur ai u ngrit në fluturim. Më pas avioni u rrëzua dhe duke shmangur një autostradë ra në një fushë.

"Shumica e viktimave janë ushtarakë dhe familjarë të tyre," njoftoi Ministria algjeriane e Mbrojtjes.

Rrëzimi i avionit u vlerësua nga ministria si katastrofa më e rëndë ajrore në historinë e Algjerisë. Shkaku i incidentit mbetet ende i paqartë. (Li Huailiang/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore