Kremlini: Putin thirrje Netanyahut të distancohet nga çdo veprim destabilizues në Siri

2018-04-12 09:29:04 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti rus, Vladimir Putin i bëri thirrje të mërkurën kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu të distancohej nga çdo veprim që mund të destabilizonte edhe më tej gjendjen pas sulmeve izraelite ndaj një baze ushtarake të regjimit sirian të hënën në mëngjes.

"Gjatë një bisede telefonike me Benjamin Netanyahu-n, Vladimir Putin-i i bëri thirrje që të distancohet nga çdo veprim që do të destabilizonte edhe më tej situatën në vend, gjë që do të përbënte një kërcënim për sigurinë," njoftoi Kremlini në një deklaratë. (ATSh/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore