Zaev, bisedimet për çështjen e emrit po shkojnë në rrugën e duhur

2018-04-11 11:18:47 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev tha se ishte i sigurt se negociatat mbi çështjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë po shkonin në drejtimin e duhur.

Ministri i Jashtëm maqedonas Nikola Dimitrov dhe ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias do të takohen më 12 prill në Ohër, për të diskutuar çështjen e emrit.

"Përparimi i bisedimeve ka arritur nivelin e kryeministrave. Besoj se është mirë për Maqedoninë që kjo të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse kjo për ne do të thotë marrja e datës për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, por edhe një ftesë për anëtarësimin në NATO," theksoi Zaev.

Komisioni Europian do të bëjë publik më 17 prill, një raport progresi për Maqedoninë. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore