Presidenti Xi Jinping takohet me homologun filipinas

2018-04-11 10:08:49 CRI Komenti juaj Printoni
Presidenti kinez Xi Jinping u takua të martën në Boao të provincës Hainan me homologun e tij filipinas Rodrigo Duterte.

Gjatë takimit Xi Jinping vuri në dukje se pas zgjedhjes së Duterte-it president, marrëdhëniet kino-filipinase kanë hapur faqen e re. Kina dëshiron të zhvillojë së bashku me palën filipinase marrëdhënie miqësore të fqinjësisë së mirë, duke i trajtuar drejt mosmarrëveshjet dhe garantuar zhvillimin e shëndetshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve.

"Kina e përkrah qeverinë filipinase të gjejë rrugën e zhvillimit në përputhje me gjendjen e vet shtetërore," theksoi Xi Jinping.

Kreu kinez shtoi se duhet të forcohet bashkëpunimi dypalësh brenda kornizës të nismës "Një brez, një rrugë" dhe duhet të thellohet bashkëpunimi në fushën e sigurisë. "Kina i përkrah Filipinet që të nxitë luftën antiterroriste e kundër drogës. Duhet të trajtohet siç duhet problemi i Detit të Kinës Jugore duke kërkuar rruga të përbashkëta eksplorimi e zhvillimi të detit," tha Xi.

Nga ana e tij, presidenti Duterte e falënderoi së pari Kinën për ndihmën e përkrahjen e dhënë në zhvillimin shoqëror e luftën kundër terrorizimit.

"Filipinet dëshirojnë të marrin pjesë në ndërtimin e përbashkët të Rrugës Detare të Mëndafshit të shekullit të 21-të duke forcuar bashkëpunimin me Kinën në fushën ekonomiko-tregtare, turistike, arsimore, të sigurisë etj. Njëkohësisht Filipinet dëshirojnë të ruajnë së bashku me Kinën paqen e stabilitetin e Detit të Kinës Jugore nëpërmjet konsultimeve," tha Duterte. (Fani/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore