Putini paralajmëron kundër provokimeve dhe spekulimeve me sulmin e dyshuar kimik në Siri

2018-04-10 09:56:22 CRI Komenti juaj Printoni

Moska nuk do të pranojë asnjë "provokim dhe spekulim" rreth sulmit të fundit në Siri, gjatë të cilit dyshohet përdorimi i armëve kimike.

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin i bëri komentet të hënën gjatë një bisede telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel, njoftoi Kremlini.

"Të dy udhëheqësit diskutuan çështjen e Sirisë, përfshirë akuzat e disa vendeve perëndimore ndaj qeverisë siriane lidhur me sulmin kimik. U përcoll qëndrimi i Rusisë se është e papranueshme që të shfrytëzohet ky rast për të provokuar dhe spekuluar," thekson deklarata.

Ditën e shtunë, aktivistët vendorë thanë se forcat siriane përdorën gaz klori gjatë një operacioni në Douma, zonën e fundit të kontrolluar nga rebelët në Ghouta-n Lindore. Sulmi shkaktoi të paktën 40 viktima. Qeveria siriane i hodhi poshtë akuzat.

Në të njëjtën kohë, presidenti i ShBA-së Donald Trump akuzoi për Twitter-it, Putin-in, Rusinë dhe Iranin si përgjegjësit për këtë sulm, pasi Moska dhe Teherani i kanë dalë në krah "kafshës Assad," siç e quajti ai. (Wang Xianya/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore