Shqiptarët të dytët që marrin shtetësinë e një vendi të BE-së

2018-04-10 09:45:22 CRI Komenti juaj Printoni

Shqipëria renditet e dyta pas Marokut, midis vendeve shtetasit e të cilëve morën shtetësinë e një vendi të Bashkimit Europian, me një numër total në vitin 2016 prej 67,483 vetash.

Shumica e shtetasve shqiptarë që u bënë qytetarë të BE-së gjatë 2016-s jetojnë në Itali dhe Greqi.

Sipas të dhënave të marra nga EUROSTAT-i në vitin 2016, 36,920 shqiptarë u bënë nënshtetas italianë, ndjekur nga 35,000 emigrantë marokenë.

Ndërkohë, në Greqi, statistikat tregtojnë se gjithsej 28,548 emigrantë shqiptarë morën shtetësinë e BE-së.

Shtete të tjera ku qytetarët shqiptarë kanë përfituar shtetësi janë Belgjika me 560 raste, Britania me 466 raste dhe Franca me 356 raste. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore