WTTC: Turizmi shqiptar shënon rritje të gjithanshme

2018-04-10 09:43:48 CRI Komenti juaj Printoni

Këshilli Botëror i Turizmit dhe Udhëtimeve parashikon një rritje të gjithanshme për turizmin shqiptar gjatë vitit 2018. Në një analizë të përgjithshme, Këshilli përmend ndikimin e turizmit në Prodhimin e Brendshëm Bruto, në punësim, në numrin e vizitorëve si dhe në totalin e investimeve, ndërsa parashikon rritje të gjithë këta faktorë.

Sipas tij, kontributet direkte të turizmit në PBB gjatë vitit 2017 ishin 134.1miliardë lekë (1,124.1 miliardë dollarë), ose 8.5% të PBB-së totale, ndërkohë që për vitin 2018 parashikohet një rritje prej 3.9% dhe një rritje prej 4.7% në vit përgjatë periudhës 2018-2028.

Kjo rritje do të arrijë në 220.4 miliardë lekë (1,847.2 miliardë dollarë) ose në 9.3% të PBB-së totale në vitin 2028.

Në vitin 2017, kontributi total i turizmit në punësim, përfshi punët e mbështetura në mënyrë indirekte nga industria ishte 24.1% e punësimit total (291,500 vende pune).

Kjo pritet të rritet me 3.8% në 2018-n në 302,500 vende pune dhe do të rritet me 1.3% në 344,000 vende pune në 2028 (27.3% të totalit).

Ndërkohë, për investimet Këshilli thotë se për vitin 2017 ato arritën në 32.2 miliardë lekë ose 7.5% e totalit të investimeve. Ato do të rriten me 5.5% në 2018-n dhe me 4.4% gjatë 10 viteve të ardhshme deri në 52.1 miliard lekë (437.1 milionë dollarë). (ATSh/Leftion Periseri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore