Mjeti i ri zhytës me pilot i Kinës përfundon ekspeditën

2018-04-09 19:49:05 CRI Komenti juaj Printoni

Mjeti kinez më i ri zhytës me pilot ka përfunduar ekspeditën e vet të parë oqeanike që prej vënies në funksionim.

"Deep Sea Warrior" ka kryer 17 zhytje gjatë 17 ditëve të fundit, duke qëndruar mesatarisht më shumë se tetë orë në ujë për çdo zhytje.

Mjeti mund të arrijë një thellësi prej 45-100 metrash, gjë që mjafton për të eksploruar pjesën më të madhe të territorit detar të Kinës.

Ai planifikohet të bëjë më shumë se 30 zhytje në Detin e Kinës Jugore dhe në jugperëndim të Oqeanit Indian. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore