Ish-presidenti i Koresë së Jugut Lee Myung-bak akuzohet për korrupsion

2018-04-09 19:46:37 CRI Komenti juaj Printoni

Ish-presidenti i Koresë së Jugut Lee Myung-bak akuzohet për korrupsion, duke përfshirë mitëmarrjen, përvetësimin dhe evazionin fiskal.

Lee akuzohet se ka pranuar një mitë mbi 10 milionë dollarë amerikanë në vitet 2007 - 2012, si edhe se Grupi "Samsung" bleu një falje presidenciale në vitin 2009 për kryetarin e vet, i cili ishte dënuar për evazion fiskal.

Gjyqi i Lee Myung-bakut pritet të fillojë muajin e ardhshëm.

Ai mund të dënohet me burgim të përjetshëm nëse shpallet fajtor për të gjitha akuzat.

Lee ishte në post nga viti 2008 deri në 2013-n.

Akuza bëhet vetëm disa ditë pasi pasardhësja e tij, Park Geun-hye, u dënua me 24 vjet burgim për korrupsion.

Mrekulli
Lajmet Kryesore