Hungari: Kryeministri Orban falënderon hungarezët për fitoren historike në zgjedhjet e përgjithshme

2018-04-09 10:32:42 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, siguroi një mandat të tretë radhazi në zgjedhjet e përgjithshme të dielën që i dha atij dy të tretat e parlamentit. Ai falënderoi hungarezët që nëpërmjet votave të tyre "shpëtuan vendin".

Koalicioni qeverisës i Orbanit, Fidesz-KDNP, fitoi zgjedhjet e përgjithshme në Hungari të dielën, me 48.86 për qind të votave, nga 95.10 përqind të votave të numëruara nga Zyra Kombëtare e Zgjedhjeve, nga 95.10 për qind e votave të numëruara.

Ky rezultat do të thotë që koalicioni mori 133 vende në parlament nga 199, duke fituar një shumicë të kualifikuar, po njësoj si në vitin 2014 dhe në vitin 2010.

Rezultati përfundimtar zyrtar do të jepet në ditët në vijim, pas numërimit të votave që vijnë me korrespondencë nga hungarezët që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore