Irani do të veprojë sipas interesave të veta nëse ShBA-ja tërhiqet nga marrëveshja bërthamore

2018-04-09 10:31:07 CRI Komenti juaj Printoni

Këshilltari i punëve të jashtme i Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ali Akbar Velayati, bëri të ditur se Irani do të vazhdojë të zbatojë Marrëveshjen Gjithëpërfshirëse mbi Çështjen Bërthamore të Iranit.

Nëse ShBA-ja tërhiqet nga kjo marrëveshje, Irani do të veprojë në përputhje me interesat kombëtare, njofton Agjencia iraniane e lajmeve ISNA.

Velayati tha se nëse ShBA-ja tërhiqet nga marrëveshja, e shkel apo e saboton marrëveshjen tërthorazi nëpërmjet vendeve të tjera, Irani ka aftësi që të reagojë. Ai shtoi se Irani nuk ka vetëm një zgjedhje, por disa, prandaj mund të marrë masat e duhura lidhur me këtë çështje. Në botën e sotme, pak vende mund të ruajnë pavarësinë e tyre si Irani.

Në janar të këtij viti, presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi se do të shtyjë për herë të fundit afatin e imunitetit të sanksioneve ndaj Iranit, dhe 12 maji do të jetë afati i fundit për ndryshimin e marrëveshjes. Trump tha se nëse nuk do të arrihet një marrëveshje, siç pritet nga Uashingtoni, ShBA-ja do të tërhiqet nga marrëveshja në fjalë.

Nga ana tjetër, Irani këmbëngul se nuk do të rinegociojë mbi këtë marrëveshje bërthamore. (Li Huailiang/Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore