Siri: "akuzat"për sulmin kimik në Douma janë të paramenduara

2018-04-09 09:59:25 CRI Komenti juaj Printoni

Ministria e Jashtme e Sirisë ka hedhur poshtë pretendimet nga forcat e rebele për përdorimin e armëve kimike nga trupat siriane në Douma afër Damaskut.

Ministria tha se akuzat janë planifikuar prej kohësh, në mënyrë që "terroristët" të rezistonin më gjatë në Douma.

Një ditë më parë, aktivistët thanë se forcat siriane përdorën gaz klori në sulmin kundër Doumas, rajonit të fundit të pushtuar nga rebelët në Ghouta-n Lindore të Damaskut.

Ministria e Jashtme e Rusisë refuzoi gjithashtu njoftimet se forcat qeveritare siriane përdorën armët kimike në Douma. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore