Ngjallja e Krishtit, shqiptarët kremtojnë Pashkën

2018-04-09 09:32:56 CRI Komenti juaj Printoni

Besimtarët ortodoksë në mbarë Shqipërinë ndoqën meshat me rastin e Pashkës, ditës që shënon ngjalljen e Jezu Krishtit pas kryqëzimit.

Kryepeshkopi Anastas Janullatos uroi besimtarët për paqe dhe drejtësi. "Në epoka të vështira si kjo e sotmja, ku dëshpërimi i thellë dhe shqetësimi janë përhapur në mbarë shoqërinë dhe kur zhgënjimi i shtyp zemrat, çdo besimtar ftohet të marrë mesazhin e gëzimit, të dashurisë dhe paqes dhe ta transmetojë tek ata që ndodhen afër dhe larg tyre."

Pas meshës, besimtarët morën me anë qirinjve dritën nga flaka e kandilit të pashuar të Tryezës së Shenjtë, që simbolizon varrin e Krishtit të ngjallur dhe e çojnë në shtëpitë e tyre. Besimtarët ortodoksë u uruan në këtë ditë edhe nga krerët politikë të vendit. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore