Dy Koretë, bisedime për linjën telefonike të drejtpërdrejtë mes dy udhëheqësve

2018-04-08 09:45:37 CRI Komenti juaj Printoni

Koreja e Jugut dhe Koreja e Veriut zhvilluan të shtunën bisedime në nivel pune për të diskutuar krijimin e një linje të drejtpërdrejtë telefonike midis liderëve të të dy vendeve, njoftoi Presidenca koreanojugore.

Tre zyrtarë nga Presidenca dhe Ministria e Bashkimit e Koresë së Jugut zhvilluan bisedime me homologët e tyre koreanoveriorë për rreth tre orë në fshatin kufitar Panmunjom.

Listat e delegacioneve nuk u bënë publike për arsye sigurie.

Të dy palët njoftohet se kanë diskutuar se ku do të ngrihet dhe si do të menaxhohet linja telefonike midis presidentit të Koresë së Jugut Moon Jae-in dhe udhëheqësit të lartë të Koresë së Veriut Kim Jong Un. (Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore