Kryeministri i Pakistanit shpreh mbështetje për procesin e paqes në Afganistan

2018-04-07 09:59:30 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri i Pakistanit Shahid Abbasi ka premtuar mbështetje për procesin e paqes në Afganistan të udhëhequr nga vetë afganët.

Abbasi bëri të premten një vizitë njëditore në kryeqytetin afgan Kabul, ku u takua me presidentin e Afganistanit Mohammad Ashraf Ghani.

Vizita e Abbasit në Kabul bëhet pas ofertës që Gani bëri në fund të shkurtit për bisedime pa kushte me talebanët.

Qeveria afgane ka premtuar t'i njohë talibanët si një parti politike, duke thënë se është e gatshme të fillojë bisedimet në çdo kohë.

Talibanët ende nuk i janë përgjigjur ofertës. (Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore