Rusia paralajmëron reagim të fortë kundër sanksioneve të reja nga ShBA-ja

2018-04-07 09:25:28 CRI Komenti juaj Printoni

Qeveria e Rusisë ka paralajmëruar për një "kundërpërgjigje të ashpër" ndaj sanksioneve të reja të ShBA-së.

Departamenti amerikan i Thesarit ka vendosur sanksione të reja për 38 individë dhe subjekte ruse, duke përfshirë zyrtarët dhe drejtues biznesi, për "veprimtarinë negative" të dyshuar të tyre në mbarë botën.

Të gjitha pasuritë e 38 individëve dhe organizatave me bazë në SHBA janë bllokuar.

Individët ose kompanitë amerikane gjithashtu ndalohen të bëjnë biznes me ta.

Në një deklaratë të saj, Ministria e Jashtme ruse e ka akuzuar Uashingtonin se po shkel parimet e ekonomisë së tregut dhe po pengon konkurrencën e lirë dhe të ndershme të tregut. (Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore